Flash

Kryeministri spanjoll i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ miliarderit Musk

Lapsi.al 30 January 2026
Kryeministri spanjoll i përgjigjet ‘dhëmbë për

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i është përgjigjur publikisht miliarderit amerikan Elon Musk, pasi ky i fundit shprehu habi për vendimin e qeverisë së Madridit për t’u dhënë dokumente ligjore qindra mijëra migrantëve të parregullt që jetojnë në Spanjë.

Reagimi i Sanchez erdhi në platformën X, pasi Musk kishte komentuar me fjalën “Uau” një postim që kritikonte planin e qeverisë spanjolle, i cili mund të çojë në legalizimin e rreth 500 mijë migrantëve. Një përdorues, Ian Miles Cheong, e cilësoi masën si një “marifet zgjedhor”, duke pretenduar se legalizimi i migrantëve dhe përshpejtimi i aksesit të tyre në shtetësi do të krijonte një bllok të ri votuesish besnikë ndaj së majtës.

“Marsi mund të presë, njerëzimi nuk mundet”, iu përgjigj Sanchez Musk, duke iu referuar ambicies së sipërmarrësit për kolonizimin e planetit Mars përmes kompanisë SpaceX. Qeveria e Sanchez, e njohur për politikat e saj më mikpritëse ndaj emigrantëve krahasuar me vende të tjera të Bashkimit Evropian, argumenton se masa ka kryesisht motivim ekonomik. Të martën, autoritetet spanjolle njoftuan një plan për pajisjen me dokumente ligjore të migrantëve të parregullt që kanë jetuar në Spanjë për të paktën pesë muaj dhe që kanë mbërritur në vend para 31 dhjetorit 2025. Pas legalizimit, ata do të kenë të drejtë të punojnë në çdo sektor dhe në çdo pjesë të vendit.

Sipas qeverisë, qëllimi i kësaj nisme është mbështetja e rritjes ekonomike të Spanjës, e cila në vitin 2025 arriti në 2.8 për qind. Megjithatë, vendimi ka shkaktuar reagime të forta politike. Kreu i Partisë Popullore konservatore (PP), Alberto Núñez Feijó, e cilësoi politikën si “absurde”, ndërsa lideri i partisë së ekstremit të djathtë Vox, Santiago Abascal, akuzoi Sanchez se po “zëvendëson” spanjollët, të cilët sipas tij, kryeministri “i urren”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI