Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Harta e emigracionit në Europë, ku renditet Shqipëria

Lapsi.al 29 January 2026
Harta e emigracionit në Europë, ku renditet Shqipëria

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europian, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian. Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.

Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në vlerë absolute. Janë rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, por siç shënohet në legjendë, në grafik mungon Greqia, ku sipas të dhënave të ndryshme jetojnë të paktën edhe 500 mijë shqiptarë. Në nivelin e mbi 1 milionë banorëve, Shqipëria do të renditej në vend të katërt në numër absolut, pas shtetasve të Ukrainës, Turqisë, Marokut.

Nëse llogaritet në bazë të popullsisë së mbetur në vendin e origjinës, Shqipëria absolutisht kryeson, madje edhe pa përfshirë të dhënat e Greqisë. Shqipëria me rreth 550 mijë shtetas në BE dhe një popullsi 2.36 milion banorë, arrin rreth 230 shtetas për 1,000 banorë, një shifër shumë më e lartë se çdo vend tjetër.

Edhe pa përfshirë Greqinë, treguesi e vendos Shqipërinë dukshëm mbi vendet e tjera të rajonit, si Kosova (218), Maqedonia e Veriut (107), Bosnja dhe Hercegovina (125) apo Serbia (68), të cilat gjithashtu shfaqin nivele të larta emigracioni, por më të ulëta se Shqipëria.

Nëse përfshihet edhe Greqia, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, pesha e emigracionit për 1,000 banorë rritet edhe më shumë, duke arritur në 466 emigrantë për 1,000 banorë, pra afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

Diferencat janë të theksuara në raport me shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute për shkak të popullsisë së lartë që ato kanë në vendin e origjinës. Për Ukrainën, Eurostat raporton rreth 2.6 milion shtetas rezidentë në BE, por të krahasuar me një popullsi rreth 39 milion banorë, kjo përkthehet në rreth 67 shtetas për çdo 1,000 banorë.

Në rastin e Turqisë, me rreth 1.7 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 85 milion, pesha bie në rreth 20 për 1,000 banorë, ndërsa për Marokun, me rreth 1.5 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 37 milion, niveli është rreth 41 për 1,000 banorë.

Ky krahasim nxjerr në pah se grafiku i Eurostat, edhe pse e rendit Shqipërinë jashtë “top 10” në numër absolut, e vendos vendin në krye kur shifrat normalizohen me popullsinë, duke reflektuar një emigracion me përmasa shumë të mëdha për një vend të vogël, ndoshta unike në botë, siç tregon qartë dhe grafiku në raport me madhësinë e popullsisë./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të her...

07:15

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33