Flash

Kapen me 34 kg kànabis në makinë, dy të arrestuar në Gjirokastër

Lapsi.al 28 January 2026
Kapen me 34 kg kànabis në makinë, dy të arrestuar në

Dy persona janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike. Kanabisi ishte fshehur te shasia e automjetit, me qëllim trafikimin në Greqi.

Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë, tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar me automjet, 44 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (me peshë totale 34 kilogramë e 5 gramë).

Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe me 4 celularë të të arrestuarëve. Ndërkohë strukturat e DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 28 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihet m...

09:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI