Flash

E rëndë në Prrenjas/ I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

Lapsi.al 21 January 2026
E rëndë në Prrenjas/ I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një i moshuar rreth moshës 60 vjeç, ka humbur jetën në rrethana tragjike. Paraprakisht, dyshohet se viktima ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës mbi trasenë e rrugës automobilistike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë i të moshuarit, është dërguar për ekspertizë. Ndërkohë, uiformat blu vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

Të këshilluara

E rëndë në Kosovë, djali vret nënën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka vrarë të ëmën e tij. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Re...

11:02

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI