Flash

Borë në zonat malore të Dibrës, vështirësohet qarkullimi në disa akse

Lapsi.al 21 January 2026
Borë në zonat malore të Dibrës, vështirësohet

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë orëve të fundit Bulqizën dhe zonat malore të Dibrës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave. Dëbora ka mbuluar rrugët dhe fshatrat, ndërsa në disa akse malore qarkullimi po kryhet me vështirësi.

Rrugët nacionale janë të hapura. Rruga e Arbrit Peshkopi-Tiranë ka problematika në aksin Fushë Bulqizë-Qafa e Buallit. Trashësia e borës në Bulqizë kalon 10 centimetra, në zonat malore shkon dhe 20-25 centimetra dëborë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat me lartësi. Shërbimet e emergjencës dhe borëpastrimit janë në terren për të mbajtur rrugët të hapur

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 21 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihet ...

08:19

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI