Flash

Qarkullonte nëpër qytet i armatosur, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë

Lapsi.al 21 January 2026
Qarkullonte nëpër qytet i armatosur, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kavajës pasi qarkullonte në qytet me një pistoletë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Drawer”, shërbimet e Policisë realizuan kontrollin e automjetit dhe sekuestruan armën dhe municionin luftarak të fshehura në një ndarje të posaçme ndërmjet sediljeve të makinës.

Arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. B., 39 vjeç, banues në Durrës, u bë pas gjetjes së armëve, ndërsa E. B., 33 vjeç, pasagjer në automjet, u procedua për “Moskallëzim i krimit” pasi nuk ka njoftuar autoritetet për armëmbajtjen e paligjshme.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzim krimi”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 21 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihet ...

08:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI