Flash

Një tjetër vrαsje trondit Italinë

Lapsi.al 15 October 2025
Një tjetër vrαsje trondit Italinë

29-vjeçarja italiane, Pamela Genini, u vrα në shtëpinë e saj në Milano nga një burrë 52-vjeçar, Gianluca Soncin, i cili tani është i shtruar në spital në gjendje të rëndë në Spitalin Niguarda. Ai u arrestua për vrαsje të rëndë me dashje pasi e qëlloi 24 herë me thikë të renë në banesën e saj. Më pas 52-vjeçari dyshohet se ka tentuar vetëvrαsjen.

Shërbimet e urgjencës u thirrën nga fqinjët, të alarmuar nga britmat që vinin nga apartamenti. Policia dhe ambulancat shkuan në vendin e ngjarjes, por ishte vonë. Gruaja ishte goditur në qafë, shpinë, krahë, gjoks dhe duar. Burri më pas e ktheu thikën nga vetja, duke prerë fytin.

Modella e imprenditrice, chi era Pamela Genini - Notizie - Ansa.it

Sipas prokurores Alessia Menegazzo, krimi ndodhi "në kulmin e një serie sjelljesh përndjekëse" dhe "pas kërcënimeve të përsëritura me vdekje" ndaj 29-vjeçares me të cilën ai kishte një "marrëdhënie emocionale". Shkak u bë vendimi Pamelës për t’u ndarë prej tij.

Chi è Gianluca Soncin, l'autore del femminicidio di Pamela Genini

"Dëgjova britmat e saj, vërtet zemërthyese. Ishte shumë keq", tha një nga fqinjët e Pamelës. "Ajo po thërriste ndihmë në shkallë. Ajo jetonte në katin e dytë, unë jetoj në katin përdhes. Fqinji përballë i erdhi në ndihmë. Policia mbërriti pothuajse menjëherë dhe theu derën e përparme", - shtoi gruaja.

Pamela Genini ishte në telefon me ish-të dashurin e saj kur Gianluca Soncin hyri brenda shtëpisë së saj. Soncin kishte marrë një kopje të çelësave të apartamentit disa javë më parë. Ishte ish-i dashuri i 29-vjeçares, me të cilin ajo kishte qenë në telefon duke i rrëfyer frikën e saj në lidhje me sjelljen kërcënuese dhe të dhunshme të 52-vjeçarit të akuzuar për vrasje, i cili menjëherë njoftoi policinë.

L'ex fidanzato di Pamela Genini e l'ultima chiamata prima dell'omicidio:  «Non sono riuscito a salvarla. È stato un film dell'orrore» | Corriere.it

"Kam frikë, ai ka bërë një kopje të çelësit. Ai ka hyrë me forcë, nuk di çfarë të bëj, telefononi policinë." Ky është përmbajtja e një mesazhi të dërguar nga Pamela Genini drejtuar ish-të dashurit të saj. Ish-i dashuri, i pyetur nga policia tregoi se si telefonata u ndërpre nga mbërritja e papritur e autorit. "Në një moment të caktuar e dëgjova të bërtiste 'ndihmë, ndihmë, ndihmë'", shpjegoi ai. "Pas këtyre fjalëve, Pamela e mbylli telefonin."

Pamela "edhe pse donte të distancohej dhe t'i jepte fund lidhjes, kishte frikë ta ndërpriste papritur sepse kishte frikë se Soncin do ta lëndonte atë dhe prindërit e saj, pasi i kishte thënë: “Nëse më lë, do të të vras ty dhe nënën tënde”. Ajo kishte thënë: 'Nuk mund ta lë ose do të më vrasë'." Për fat të keq ashtu ndodhi.

Pamela Genini, chi era la donna uccisa dal compagno a Milano - La Stampa

Pamela Genini, një ish-modele dhe sipërmarrëse, ishte me origjinë Bergamo. Së bashku me një mikeshë, ajo kishte krijuar një linjë bikini: "EP SheLux” një markë Made in Italy. Ajo gjithashtu drejtonte një biznes të pasurive të patundshme. Kishte një shtëpi luksoze në bregdet dhe një zyrë në Milano në zemër të lagjes së modës.

Në mediat sociale, ajo ndante pamje nga jeta e saj profesionale dhe udhëtimet, nga Portofino në Paris, nga Porto Cervo në Dolomite.

Femminicidio Milano: chi era Pamela Genini, modella uccisa dal compagno a  29 anni

Ndër fotot e fundit të publikuara janë ato të bëra në shtator në Venecia, ku ajo ecte në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit me një fustan elegant argjendi, të shoqëruar me mbishkrimin "Mumja e tapetit të kuq". Kur ishte 19 vjeç, ajo u shfaq edhe në një episod të “Isola di Adamo ed Eva Italia”, një reality show i transmetuar në Deejay TV. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI