Flash

Grenell i kthehet ashpër Von der Leyen: Ti smund t’i japësh këshilla Kosovës

Lapsi.al 15 October 2025
Grenell i kthehet ashpër Von der Leyen: Ti smund t’i japësh

Emisari Special i Presidentit amerikan Doinald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell ka reaguar ashpër pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen këtë të mërkurë në Kosovë. Grenell ka komentuar një postim të Von der Leyen në X, ku kjo e fundit teksa ka publikuar foto nga takimi me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurtin ku thekson se “Kosova duhet të ndërtojë institucione të forta”.

Grenell i përgjigjet Von der Leyen se nuk reagoi teksa Gjykata e Hagës mban për 5 vite në paraburgim Hashim Thaçin, vetëm se po shkonte për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së prokurorit Jack Smith.

“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat në heshtje teksa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike”, - shkruan Grenell në X.

Jack Smith, i cili kishte qenë prokuror i nivelit të lartë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, mori detyrën si kryeprokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë në shtator 2018 dhe kaloi 2 vitet pasuese në hetimin e Thaçit dhe të tjerëve.

Më 24 qershor 2020, ndërkohë që hetimi ishte ende duke u zhvilluar, Thaçi ishte rrugës për në Uashington me ftesë të presidentit Trump për t’u takuar me të dhe presidentin serb Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor në përpjekje për të afruar të dyja palët, një mundësi historike. Grenell ishte një nga lobuesit e asaj marrëveshjeje.

Në të njëjtën kohë, zyra e Smith lëshoi një deklaratë për shtyp ku thuhej se ishte ngritur një aktakuzë kundër Thaçit (dhe 3 veteranëve të tjerë të UÇK-së), duke bërë që Thaçi të kthehej menjëherë në shtëpi dhe takimi në Shtëpinë e Bardhë të anulohej.

Deklarata për media ishte e paautorizuar sepse gjyqtari i procedurës paraprake ende nuk e kishte konfirmuar aktakuzën, duke shkelur konfidencialitetin statutor. Megjithatë aktakuza u konfirmua më pas më 26 tetor 2020, duke akuzuar Thaçin dhe 3 të tjerë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasjet.

Akuza u bë publike më 5 nëntor, kohë në të cilën Thaçi dha dorëheqjen nga presidenca. Më pas, 4 të pandehurve iu dorëzuan urdhër arrestet më 4 dhe 5 nëntor dhe ata u dorëzuan në gjykatën e Hagës dhe u vendosën në paraburgim. Thaçi dhe të tjerët janë vetëdeklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Pas largimit nga Haga Smith ishte prokurori që ka ngritur akuzat ndaj Trump për çështjen e pagesave për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama bën disa ndryshime në qeveri (Emrat)

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin në detyrë...

17:15

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI