Flash

Zhdukja e Çelës/ Vëllai i Nuredin Dumanit: Është vrαrë, e ekzekutuan duke ngrënë bukë

Lapsi.al 6 September 2025
Zhdukja e Çelës/ Vëllai i Nuredin Dumanit: Është

Vëllai i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, Fitim Dumani ka treguar se i shumëkërkuari Talo Çela është vrarë. Në një intervistë, Dumani është shprehur se Talo Çela është vrarë duke ngrënë bukë nga vëllezërit Çopja, në restorantin që këta të fundit kanë në pronësi në Elbasan.

“Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë bukë. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët”, është shprehur ndër të tjera, Fitim Dumani gjatë një interviste për gazetarin Flamur Vezaj në podcastin “MaShqip”.

Mes të tjerash ai ka pohuar se konflikti mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, dikur miq të ngushtë, nisi për një borxh prej 10 mijë euro.

“Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat“, tha ai.

Prej rreth 3 vitesh, nuk dihet më asgjë rreth Talo Çelës, një nga më të kërkuarit e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI