Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Takimet e Dumanit në SHBA/ DASH ndan detaje mbi diskutimet

Lapsi.al 5 September 2025
Takimet e Dumanit në SHBA/ DASH ndan detaje mbi diskutimet

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndarë detaje mbi takimet e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit dhe zyrtarëve të lartë në DASH për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Ata kanë diskutuar për qëllimet e përbashkëta për ndalimin e trafikut të drogës krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Mes tyre janë diskutuar gjithashtu fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, thuhet në përgjigjen e DASH.

Takimi është zhvilluar tre ditë me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI