Flash

Aktori i "Euphoria" diagnostikohet me sëmundje të neuroneve motorike

Lapsi.al 11 April 2025
Aktori i "Euphoria" diagnostikohet me sëmundje të neuroneve

Eric Dane, i njohur për rolin e tij në “Euphoria”, është diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike ose sëmundje të neuroneve motorike (ALS).

Aktori zbuloi lajmin përmes  People, duke komentuar se “Ndihem mirënjohës që kam pranë meje familjen time të dashur, për të hyrë së bashku në këtë kapitull të ri”.

Pavarësisht diagnozës, ai shtoi se “ndihem me fat që mund të vazhdoj të punoj dhe mezi pres të rikthehem në xhirimet e ‘Euphoria’ javën e ardhshme”. Do të doja t’ju kërkoja me mirësi që t’i jepni familjes sime dhe mua privatësi gjatë kësaj periudhe.” Aktori 52-vjeçar është i martuar me Rebecca Gayheart dhe kanë dy vajza adoleshente : Billie Beatrice, 15 dhe Georgia Geraldine, 13.

ALS është një sëmundje e rrallë neurodegjenerative që shkakton paralizë graduale të muskujve. Fillimisht manifestohet me dridhje ose ndjenjë dobësie në ekstremitete, e cila mund të pasohet me vështirësi në të folur. Pacientët gradualisht humbasin aftësinë për të kontrolluar lëvizjet e tyre, për të folur, për të ngrënë dhe për të marrë frymë në mënyrë të pavarur.

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Val Kilmer

Shkaku i vdekjes së Val Kilmer është zbuluar. Aktori, i cili u nda nga jeta më 1 prill në moshën 65-vjeçare, vdiq nga pneumonia. Një çertifikatë vdekjeje ...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI