Flash

Pas dramës familjare, Noah dhe Tish Cyrus bëjnë paqe

Lapsi.al 11 April 2025
Pas dramës familjare, Noah dhe Tish Cyrus bëjnë paqe

Noah Cyrus dhe nëna e saj, Tish Cyrus, u shfaqën së bashkunë një video të re në TikTok pasi dyshohet se i dhanë fund grindjes së tyre.

Të mërkurën, këngëtarja e “Again” ndau një klip të tyre duk kërcyer me hitin e vitit 1979  “Pop Muzik” në dhomën e tyre të ndenjes.

[embed]https://www.tiktok.com/@noahcyrus/video/7491167159394258222[/embed]

“Mamiii, merrni me mend se kush po e zëvendëson brandin [Cyrus]”, shkroi Noah, 25 vjeç, në mbishkrimin e postimit, duke iu referuar motrës së saj më të madhe.

 

Fansat vërshuan në komente kur panë dyshen nënë-bijë përsëri në marrëdhënie të mira pas dramës së tyre të rrëmujshme familjare.

“Natyra po shërohet duke ju parë të gjithëve së bashku”, shkroi një përdorues. “Lufta ka mbaruar", shtoi një tjetër. “Jam shumë e lumtur të di që familja po shkon mirë”, komentoi një përdorues i tretë i internetit.

Videoja e re e vjen më shumë se një vit pasi raportet pretenduan se Noah dyshohet se doli me Purcell, 55 vjeç, përpara se nëna e saj të martohej me të në gusht 2023. Us Weekly raportoi në shkurt 2024 se Tish “i vodhi” burrin e saj të ri Noah-ut.

Muajin pasardhës, dolën më shumë detaje rreth trekëndëshit të dyshuar të dashurisë. Një burim i tha People marsin e kaluar se Tish, 57 vjeç, dinte për marrëdhënien e Purcell me Noah, por “nuk i dha kurrë Noah-ut mundësinë të fliste për të gjitha këto para se të martoheshin”.

“Noah dhe Dominic po takoheshin me njëri-tjetrin, ishin si 'friends with benefits', tha një burim i brendshëm për median në atë kohë. “Ata ndaluan së takuari njëri-tjetrin dhe pastaj Tish nisi diçka.” Noah thuhet se u “ofendua” nga e gjithë situata.

 

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Val Kilmer

Shkaku i vdekjes së Val Kilmer është zbuluar. Aktori, i cili u nda nga jeta më 1 prill në moshën 65-vjeçare, vdiq nga pneumonia. Një çertifikatë vdekjeje ...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI