Flash

Burri qëllon me αrmë gruan në Vaun e Dejës, e godet edhe me xham në qafë

Lapsi.al 24 March 2025
Burri qëllon me αrmë gruan në Vaun e Dejës, e godet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës. Një 68-vjeçar ka plagosur me xham në qafë gruan e tij si dhe ka shtënë me armë në drejtim të saj për ta vrarë. Policia bën me dije se e plagosura është transportuar në spitalin e Shkodrës. Në pranga është vënë burri i saj Xhabir Hoxhaj.

Sherri dyshohet se ka nisur për arsye xhelozie, teksa siç bëjnë me dije blutë e Shkodrës, arrestuan në flagrancë autorin, në fshatin Mjedë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës. 61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI