Flash

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, u kap duke shitur αrmë zjarri

Lapsi.al 24 March 2025
Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, u kap duke shitur

Një 24-vjeçar nga Kukësi është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi u kap me një armë zjarri, pistoletë. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se i riu do ta shiste në Tiranë. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 23-vjeçar për moskallëzim krimi.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “GUN”. U kap në flagrancë me 1 armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 24-vjeçari, Blerim Muja.

Procedohet penalisht dhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”.

Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI