Flash

DW: Ekosistemi i Vjosës vuan nga erozioni i lartë

Lapsi.al 23 March 2025
DW: Ekosistemi i Vjosës vuan nga erozioni i lartë

Në ditën ndërkombetare të pyjeve, ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke iu bashkua një aksioni në Tepelenë për ripyllëzimin e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa. Dikur pyjet këtu siguronin mbrojtje natyrore kundër erozionit. Tani, ky ekosistem ka nevojë për ndërhyrje, sidomos nën ndikimin e ndryshimeve klimatike.

"Ndryshimet klimatike shoqërohen në çdo vend të botës me periudha thatësirash, me stuhi, me përmbytje dhe politika nuk ka reaguar ende mjaftueshëm ndaj këtyre fenomeneve. Ne duhet të kuptojmë që ne jemi të varur ndaj mjedisit, që na duhet të konsiderojmë natyrën si aleaten tonë, nëse duam të mbrojmë jetën tonë, dhe jo ta dëmtojmë atë‘’, tha Lemke.

15,000 fidanë bimësh autoktone

Vitin e kaluar u ndërtua një fidanishte që ka rreth 15,000 fidanë bimësh autoktone, të cilat do të mbillen në dhjetë zona të ndryshme përgjatë Luginës së Vjosës. Eksperti i mjedisit Olsi Nika e cilëson këtë proces si jetik për ruajtjen e biodiversitetit të parkut.

"Një nga problematikat më të mprehta që ka lumi i Vjosës si ekosistem është shkalla e lartë e erozionit, dhe kjo reflektohet edhe në transportin e madh të sedimenteve, çka ka qënë edhe një argument kryesor kundër ndërtimit të Hidrocentraleve. Dhe kjo vjen si pasojë kryesore e shpyllëzimeve’’, sipas Nikës.

Industri që përbëjnë kërcënim serioz

Sipas ligjit, pas marrjes së statusit të mbrojtjes, në Vjosë duhet të zhvillohen vetëm aktivitete që nuk e dëmtojnë mjedisin. Megjithatë, Organizata mjedisore Eco Albania ka identifikuar disa industri që vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim serioz.

"Një është idustria nxjerrëse-përpunuese, dhe kam këtu parasysh industrinë e naftës, minierave, bitumit. Marrja e inerteve në mënyrë direkte nga shtrati i lumit, dhe ne kemi identifikuar gati 10 të tilla që veprojnë gjatë shtratit të Vjosës. Dhe e treta është marrja e ujit nga lumi’’, thekson Nika.

Plani i menaxhimit të parkut, i miratuar në fund të vitit 2024, ende nuk ka filluar të zbatohet në terren. Por kjo sipas ekspertëve do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij./DW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI