Flash

Sia i jep fund martesës me producentin

Lapsi.al 20 March 2025
Sia i jep fund martesës me producentin

Sia ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj prej dy vitesh, Dan Bernard.

Peticioni, i marrë të mërkurën nga Page Six, zbuloi gjithashtu se dyshja mirëpriti një fëmijë të quajtur Somersault Wonder.

Artistja, e cila u martua ligjërisht me Bernardin në dhjetor 2022 - përmendi dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes dhe renditi datën e ndarjes si 18 mars 2025.

Ata u panë së bashku për herë të fundit më 27 shkurt 2025. Ndërkohë, Somersault ka lindur më 27 mars 2024, që do të thotë se fëmija do të festojë ditëlindjen e tij të parë javën e ardhshme.

Sia, po kërkon kujdestarinë e plotë ligjore dhe fizike të Somersault, por dëshiron që Bernard të ketë të drejtën e vizitës.

Kantautorja  po kërkon gjithashtu nga gjykata që të ndërpresë aftësinë e Bernardit për të marrë mbështetje bashkëshortore.

Sia dhe Bernard organizuan një festë madhështore martese në maj 2023 në Villa Olivetta, shtëpia e stilistëve Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana, në Portofino, Itali.

Një nga daljet e para publike të Sias me Bernardin ishte në dhjetor 2021; dyshja morën pjesë në premierën e "West Side Story" në Los Angeles me syze dielli dhe maska ​​për të mbuluar fytyrat.

Krijuesja e hitit "Chandelier" u pa me burrin e saj të atëhershëm misterioz në disa raste të ndryshme gjatë dy viteve të ardhshme, duke përfshirë një ngjarje të tetorit 2022 LA Football Club.

Sia ishte e martuar më parë me regjisorin Erik Anders Lang nga viti 2014 deri në vitin 2016.

 

 

 

 

Të këshilluara

Kanye West sulmon Beyonce dhe Jay-Z

Kanye West bëri komente për fëmijët e Jay-Z dhe Beyoncé në një postim në X të mërkurën. Reperi i "Gold Digger", 47 vjeç, pohoi se Beyoncé përdori IVF për  bi...

18:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI