Flash

Kanye West shpërthen ndaj reperit: Unë vendos për fëmijët e mi

Lapsi.al 19 March 2025
Kanye West shpërthen ndaj reperit: Unë vendos për

Kanye West ka përshkallëzuar betejën e tij me ish-gruan e tij Kim Kardashian, duke nisur një zhurmë të re mbi përdorimin e vokalit të vajzës së tyre North West në këngën e tij të fundit.

Themeluesi i Yeezy, 47 vjeç, sulmoi Kardashian, 44 vjeç, të martën herët në një seri postimesh të fshira që atëherë në X, me sa duket si përgjigje ndaj Playboi Carti që i kërkoi yllit të realitetit televiziv që North t'i dërgonte një këngë.

Kërkesa e reperit "Magnolia" erdhi pasi Kardashian ndau tekstin e këngës së tij të re "Fine S–t", e cila përmend markën e saj Skims, në historinë e saj në Instagram të hënën.

"@kimkardashian thuaji North të më dërgojë një këngë."

Kanye, me sa duket, e interpretoi ripostimin e Kardashian si një pohim që  ajo do i dërgonte vocalin e North.

Vetëm ditë më parë, reperi sulmoi përpjekjet e ish-it të tij për të bllokuar publikimin e këngës së tij të re, "Lonely Roads Still Go to Sunshine", ku shfaqet vajza e tyre 11-vjeçare së bashku me Sean "Diddy" Combs.

Në një postim të martën  në X, artisti  tha se Kardashian po kontrollon katër fëmijët e tyre dhe me sa duket e akuzoi atë si hipokrit.

“Pra një grua e bardhë ka kontrroll mbi emrin dhe pëlqimin e fëmijëve me ngjyrë duke folur me Cartin për të bërë një këngë me vajzën time. Këta persona të famshëm budallenj po mundohen me më hedhur hi syve.”

Duke iu referuar pretendimeve që ai bëri më parë se Carti u tërhoq nga krijimi i një albumi me të për shkak të reagimit të ashpër ndaj shakave të tij antisemitike, West shkroi: “Shkon tek ishi im për të kërkuar një këngë me vajzën time. Kjo ishte e tepërt. Unë vendos kur bëhet fjalë për fëmijët e mi.”

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Diddy paralajmëron Kanye West: Kij kujdes

Sean "Diddy" Combs paralajmëroi Kanye West për njerëzit që po përpiqeshin t'i "fundosnin" gjatë një telefonate nga burgu. “Kij kujdes atje, sepse ata përfund...

14:28

Zbulohet prezantuesi i Oscars 2026

Conan O'Brien do të rikthehet në skenën e Oscars në vitin 2026. Prezantuesi dhe komediani do të kryesojë ceremoninë e 98-të të çmimeve Oscar, të vendosur për...

15:05

Kanye akuzon Kardashians: Sikur jam në burg

Kanye West akuzoi familjen Kardashian, Disney dhe Hulu për kufizimin e prindërimit të tij me katër fëmijët e tij dhe të Kim Kardashian. Të shtunën, reperi i ...

19:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI