Flash

"Dilni jashtë, dilni jashtë..." filmimet brenda klubit ku vdiqën 50 vetë

Lapsi.al 16 March 2025
"Dilni jashtë, dilni jashtë..." filmimet brenda klubit ku

Momente të tmerrit dhe panikut janë kapur në pamjet e publikuara nga zjarri shkatërrues që përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 50 persona.

Në video dëgjohet këngëtari Panço nga grupi DNK, i cili u drejtohet të pranishmëve me thirrjen: ““Dilni jashtë, dilni jashtë, do të kthehemi”, vetëm pak çaste pasi flakët e para shfaqen mbi prozhektorët e skenës.

Zjarri u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar kaos mes rreth 1,500 personave që ndiqnin koncertin. Pamjet tregojnë momentin kur një vijë zjarri përhapet mbi ndriçuesit, ndërsa turma përpiqet të largohet mes britmave dhe panikut.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë, ndërsa vendi është në zi për humbjet e rënda njerëzore.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI