Flash

Kapen në Dibër dy persona të dënuar për vrasje

Lapsi.al 15 March 2025
Kapen në Dibër dy persona të dënuar për vrasje

Dy kushërinj, Andon (Afrim) Sina, 51 vjeç dhe Niko (Faslli) Sina, 48 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pas një operacioni të koduar “Difficult conditions”.

Ata u kapën gjatë një operacioni të realizuar në kushte shumë të vështira të terrenit dhe të motit në fshatin Rreth-Kale në Dibër, ku fshiheshin duke përdorur identitet të ndryshuar.

Të dy shtetasit ishin të kërkuar nga autoritetet italiane që prej vitit 1999, dhe ishin renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali. Ata janë dënuar nga Gjykata e Apelit të Napolit në vitin 2006 me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe tentativë vrasjeje.

Ngjarja për të cilën janë dënuar ka ndodhur më 22 shtator 1999, në Komunën Griciniano d’Aversa, ku ata vranë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe plagosën rëndë shtetasin shqiptar F.S, për motive të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Hetimet e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Italiane, çuan në lokalizimin e tyre dhe realizimin e kapjes në fshatin Rreth-Kale. Ky operacion, që ishte pjesë e projektit “Të kërkuarit”, theksoi bashkëpunimin e ngushtë ndërkombëtar dhe angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit Shqiptar për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia italiane.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijojnë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Difficult conditions”.

Operacioni në kushte të vështira të terrenit dhe të motit.

Kapen gjatë operacionit dhe vihen në pranga me qëllim ekstradimi dy të kërkuar të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali.

Të arrestuarit të kërkuar në Itali që prej vitit 1999 të cilët fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitet tjetër.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në kuadër të projektit të quajtur “Të kërkuarit”, që synon kërkimin dhe kapjen e të shtetasve me rrezikshmëri, bazuar në inteligjencën policore dhe bashkëpunimi i ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Difficult conditions”.

Në kuadër të operacionit nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri, në kushte shumë të vështira të terrenit dhe të motit, si dhe të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të personave të kërkuar, u bë e mundur lokalizimi ne fshatin Rreth-Kale, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dy shtetasve shqiptarë:

Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër. (kushërinj).

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Këta shtetas në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S, për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Hetimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane, kanë bërë të saktësohet rruga e ndjekur e të arratisurve dhe kështu u bë e mundur zgjerimi i fushëveprimit të hetimit dhe u gjet vendndodhja e tyre në fshatin Rreth-Kale Dibër Falënderim i veçantë për Shërbimin e Qendrës Operative dhe Skuadrën Fluturuese të Casertës, për koordinim të informacioneve dhe lëshim të urdhërarresteve nga Prokuroria e Përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit të Napolit.

Bashkëpunim i ngushtë u realizua nga Divizionin e 2-të dhe Zyra e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane.

Finalizimi i këtij operacioni me shkallë të lartë vështirësie, në vijim të dhjetëra operacioneve të zhvilluara më parë për kapjen e personave në kërkim për llogari të drejtësisë italiane, tregon qartë angazhimin maksimal dhe profesional të Policisë së Shtetit Shqiptar për të punuar me partnerët pa rezerva dhe si të barabartë, qoftë në veprime hetimore ashtu dhe në ato operacionale.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Thumanë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme (14 mars), në autostradën Thumanë-Laç, ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima ka tentuar t...

17:15

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI