Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Zbulohet rrjeti i koκainës në Itali, arrestohen 2 shqiptarë 

Lapsi.al 8 March 2025
Zbulohet rrjeti i koκainës në Itali, arrestohen 2

Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar për trafikim droge në Itali. Autoritetet italiane zbuluan një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës në Piacenza. Të dyshuarit zgjidhnin zona të populluara dhe me shumë lëvizje, për t’ua bërë të vështirë efektivëve ndjekjen në rast pikasjeje. Pas hetimeve dhe ndjekjes disaditore, agjentët i gjetën shqiptarët teksa i shitën një dozë shoferit të një makine që kalonte aty pranë.  Pas arrestimit, dy shqiptarët u gjetën me para në dorë dhe 9 doza kokainë të gatshme për shitje me pakicë. Hetimet çuan në një apartament në ‘Via Roma’, nga ku merrnin furnizime.

Shtëpia e vjetër u kontrollua, duke çuar në zbulimin e 22 dozave të tjera kokainë, peshore precize dhe material të përdorur për paketimin e lëndëve. Të dy shqiptarët nuk kishin precedentë, një prej tyre ishte ilegal dhe kishin hyrë kohët e fundit në Itali.

 

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI