Flash

E RËNDË/ 2 të vrarë dhe 68 të plagosur nga sulmi terroriѕt në Gjermani

Lapsi.al 20 December 2024
E RËNDË/ 2 të vrarë dhe 68 të plagosur nga sulmi

Një makinë ka përplasur një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburg. Lajmi për këtë sulm u bë i ditur nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Transmetuesi publik lokal MDR raporton se të paktën 2 persona kanë vdekur dhe rreth 68 të tjerë janë plagosur, duke cituar një burim policor. Sipas të njëjtave burime, drejtuesi i makinës, një BMW e zezë, për të cilën dëshmitarët thanë se u fut me shpejtësi drejt e në turmë, është arrestuar.

Ai eci rreth 400 metra në turmën e njerëzve me një makinë të marrë me qera pak para ngjarjes. Mediat gjermane shkruajnë se autori është një 50-vjeçar i lindur në Arabinë Saudite. 

Magdeburgu ndodhet në juglindje të kryeqytetit Berlin në shtetin e Saksonisë-Anhalt dhe ka një popullsi prej rreth 240 mijë njerëz. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë një reagim fillestar, duke thënë se "lajmet nga Magdeburgu na bëjnë të kemi frikë nga më e keqja".

"Mendimet e mia janë me viktimat dhe të dashurit e tyre. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut. Falënderimet e mia për të gjitha shërbimet e urgjencës në këto orë të vështira" – shkruan Scholz.

“Ngjarja duket të jetë një sulm dhe jo aksidentale”, tha ministria e brendshme rajonale, sipas agjencive të lajmeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Delvinë, i riu dhunon babanë e moshuar

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje. Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga baba...

18:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI