Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

"Greek Mafia"/ Mediat helene: Çfarë qëndron pas vrαsjes së shqiptarit në Athinë

Lapsi.al 15 December 2024
"Greek Mafia"/ Mediat helene: Çfarë qëndron pas

Mediat greke kanë zbuluar lidhjen e 47-vjeçarit shqiptar Irakli Davella, të ekzekutuar sot në Athinë, me një person tjetër të vrarë vitet e fundit. Bëhet fjalë për biznesmenin grek Jorgo Mitsou, pronarin e një karburanti, i cili u ekzekutua në qershor 2022 në zonën e Gerakas në Greqi. Sipas burimeve të fundit, Mitsou frekuentonte lokalin e Davellës në zonën e Peristerit në Athinë dhe kishte miqësi me të.

Në fakt lidhja e fundit nuk përbën habi për hetuesit, duke ditur që edhe Mitsou më parë ka qenë pjesë e grupit të mafiozit grek Manolis Karagiannis, i vrarë në 2018. Kështu lidhjet e Davellas rezultojnë të paktën me 4 pjesëtarë të vrarë të së ashtuquajturës “Greek Mafia”, konkretisht Manolis Karagiannis, Vasilis Grivas, Jorgos Litsas dhe Jorgo Mitsou.

Policia greke po përpiqet të zbulojë nëse këto vrasje lidhen edhe me ekzekutimin e sotëm, edhe pse në fakt Irakli Davella ka rreth 13 vjet me CV të pastër kriminale, që pas arrestimit në 2009 si pjesë e një grupi gjobëvënësish dhe përfshirjes së tij në 2011 në një grup kriminal falsifikatorësh në Korfuz të përbërë nga një biznesmen nga Saranda dhe oficerë policie e politikanë lokale të ishullit grek.

Ndërkohë policia po heton edhe biznesmenin 46-vjeçar Edi Lulo, i cili kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi nga Dubai. Ai vazhdon të trajtohet në gjendje të rëndë në spital, pas plagëve me armë zjarri që ka marrë në kokë e bark.

Lidhjet e Davellës mes Athinës, Korfuzit, Mykonos dhe Sarandës po shihen në detaje nga autoritet greke, pasi viktima kishte biznese dhe pasuri të paluajtshme në këto vende por dhe lidhje të forta me personazhe të rëndësishëm të këtyre qyteteve. /BW

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43