Flash

Arrestohen 8 persona në Tiranë, policia jep detaje

Lapsi.al 15 December 2024
Arrestohen 8 persona në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës lajmëron se në orët e fundit ka arrestuar 8 persona, pasi dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Disa prej tyre janë ndaluar për dhunë në familje, një malazez u arrestua pasi u kap me armë të ftohta, një shtetas i Maqedonisë së Veriut u arrestua, pasi dyshohet se shkaktoi aksident në autostradën Tiranë-Elbasan.

“Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– N. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 47-vjeçari ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata;

– G. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të mitur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Podgoricë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy mjete prerëse dhe një përforcues grushti.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. S., 57 vjeç, dhe S. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;

– P. N., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Don Bosko, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara;

– P. A., 62 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin (kamion) në autostradën Tiranë – Elbasan, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. Gj., 38 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. Gj., dhe dy pasagjerët në mjet me të, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për shtetasit K. M., 38 vjeç, K. K., 29 vjeç, dhe M. P., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ditën e djeshme, rreth mëngjesit, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit D. H., dhe A. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive në pjesën më të madhe të vendit. Nd...

10:00

Tiranë, plagosje me thikë në "Don Bosko"

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet. Sipas informacioneve policore një një 40-vjeçar pas një konflikti ka pla...

16:00

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI