Flash

Raporti i BE për Kosovën, në draft përmendet edhe shpërthimi në Ibër-Lepenc

Lapsi.al 14 December 2024
Raporti i BE për Kosovën, në draft përmendet edhe

Në 17 dhjetor, Bashkimi Europian pritet të miratojë një draft me konkluzione që i drejtohet si Kosovës ashtu edhe Serbisë me apelin e qartë të zbatojnë pa vonesa marrëveshjet e dala nga dialogu.

Implementimi i tyre, përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, do të jetë kërkesa kryesore për të dy vendet.

Në dokumentin e ri të BE theksohet, se rrugëtimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime.

Po ashtu në dokument përmendet edhe situata në veriun e Kosovës, sidomos pas shpërthimit muajin e kaluar në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, por Serbia e mohon kategorikisht përfshirjen.

“Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për deskalim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokative që mund të çojnë në tensione dhe dhunë, dhe të evitojnë retorikën përçarëse”, nënvizohet në draft.

Po në 17 dhjetor pritet të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Në dokument thuhet: “Këshilli e përsërit, se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi për zbatimin e saj, të miratuara në shkurt dhe mars të vitit 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejtë që të jetë e mundur pa parakushte, sikurse të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI