Flash

Ndërron jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës 42-vjeçari i dënuar me burg

Lapsi.al 13 December 2024
Ndërron jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës

Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitali Rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë.

Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në IEVP Lezhë, pas transferimit nga IEVP Krujë.

Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI