Flash

PS kërkon shtyrje të re për efektet e ligjit për Investimet Strategjike

Lapsi.al 13 December 2024
PS kërkon shtyrje të re për efektet e ligjit për Investimet

Me një projektligj të firmosur nga deputetja e Vlorës, Pranvera Resulaj, mazhoranca po përgatitet të shtyjë afatet e ligjit për “Investimet Strategjike” deri në dhjetor 2026.

Efektet e këtij ligji për aplikimet për statusin e “investitorit strategjik’ përfundonin këtë dhjetor, pas shtyrjes së shumëdebatuar që iu bë në mars të këtij viti me propozim të deputetit Eduart Shalsi.

Kjo është e disata herë që PS shtyn efektet e ligjit, ndërsa në relacion nuk argumentohet arsyeja e shtyrjes së re.

Bazuar në këtë ligj kontravers, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndjekur praktikën e dhënies së pronave publike me vlerën simbolike 1 euro ose në këmbim të çmimeve shumë herë më të ulëta sesa ato të tregut për biznesmenët që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Përveç ndryshimit të nenit 10 për afatin e aplikimeve, Resulaj propozon një sërë ndryshimesh të tjera në këtë ligj që lidhen me mënyrën si do të funksionojë Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ka në përbërje disa ministra.

Një nga propozimet lidhet me dhënien e atributit këtij komiteti për të vendosur për dhënien në përdorim për investitorët strategjikë të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi.

Deri tani kjo ishte një e drejtë eskluzive e Këshillit të Ministrave.

Resulaj propozon dhe afate që lidhen me përfitimet që do të vijnë nga përdorimi i këtyre pronave publike që nisin sipas propozimit pas lidhjes së kontratave me autoritetin publik dhe pas ndërtimit të strukturës akomoduese.

Sipas parashikimeve të projektligjit, efektet e ndryshimeve të reja nëse miratohen do të shtrihen edhe mbi investimet strategjike në proces.

Nismëtarja Resulaj i tha BIRN-it se nxitja për të propozuar këtë shtyrje të re afati lidhej me ‘interesin e shtuar’ për këto investime dhe ritmin e ngadaltë të shqyrtimit të dosjeve të aplikuesve. “Ka rreth 40 aplikime në proces,” tha Resulaj për BIRN.

Ligji i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas ekspertëve të ekonomisë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

Edhe pse qëllimi i deklaruar ishte thithja e investimeve të huaja deri më tani ky ligj ka ‘shpërblyer’ shumë biznesmenë shqiptarë apo persona të afërt me qeverinë apo Partinë Socialiste në pushtet.

Rasti më flagrant është ai i dhënies së statusit “investitor strategjik’ për biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe miratimin nga qeveria të dhënies në përdorim të brigjeve të detit për kompaninë e tij, duke ngritur shqetësime për një konflikt interesi dhe favorizim të njerëzve në pushtet. /Marrë nga Reporter.al

Të këshilluara

Në Damask kërkojnë kokën e Assad

Zemërimi në kryeqytetin sirian është i dukshëm ndërsa familjet kërkojnë për të dashurit e tyre, që rezultojnë të zhdukur, ose kanë vdekur në sistemin e egër të ...

16:09

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.18

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI