Flash

Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit

Lapsi.al 13 December 2024
Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit

Drejtoresha e Teatrit të Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina është shkarkuar nga kjo detyrë.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, teksa arsyet për largimin e saj nuk dihen ende.

Voshtina e mbante këtë post prej vitit 2022.

Vendimi

VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

Në Damask kërkojnë kokën e Assad

Zemërimi në kryeqytetin sirian është i dukshëm ndërsa familjet kërkojnë për të dashurit e tyre, që rezultojnë të zhdukur, ose kanë vdekur në sistemin e egër të ...

16:09

Tjetër i dënuar futet në regjimin 41-bis

Një i dënuar me burgim të përjetshëm është vendosur në regjimin e posaçëm 41-bis, me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Bëhet fjalë për Fran Mara...

15:41

Arrestohet aktori Rezart Veleshnja

Policia në Durrës ka ndaluar aktorin e humorit Rezart Veleshnja. Sipas raportimeve të gazetarit Sokol Dema, Rezart Veleshnja ia ka marrë makinën një mikut të...

13:27

GJKKO lë në arrest shtëpie Rexhë Byberin

Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest shtëpie Rexhë Byberin. Kryebashkiaku i Tropojës iu drejtua Gjykatës me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë. Por G...

12:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI