Flash

Llogaritja e parave/ Elon Musk, rrugës për gjysëm trilioni dollarë pasuri

Lapsi.al 13 December 2024
Llogaritja e parave/ Elon Musk, rrugës për gjysëm trilioni

Elon Musk është personi i parë që ka arritur një pasuri prej më shumë se 400 miliardë dollarë, sipas “Forbes” dhe “Bloomberg”.

Pasuria e tij përbëhet kryesisht nga aksionet në kompaninë e prodhimit të automjeteve elektrike “Tesla” dhe kompaninë e hapësirës ajrore “SpaceX”.

Revista amerikane “Forbes” vlerësoi pasurinë e Musk në 431,2 miliardë dollarë – dhe kompania e shërbimeve financiare “Bloomberg” tha se ishte afërsisht 447 miliardë dollarë. Pasuria e Musk ka marrë rrugën për të kapur shifrën e 500 miliardë dollarëve, gjysëm trilioni dollarë. 

Që nga zgjedhjet presidenciale në SHBA në fillim të nëntorit, rritja e çmimit të aksioneve të “Tesla-s”, në veçanti e ka bërë 53-vjeçarin dukshëm më të pasur.

Investitorët po spekulojnë se “Tesla” do të përfitojë nga afërsia aktuale e Musk me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Musk me origjinë nga Afrika e Jugut, tani një qytetar amerikan, e mbështeti Trumpin me miliona donacione gjatë fushatës zgjedhore – dhe do të jetë pjesë e qeverisë së tij, ndërsa ai kërkon të gjejë kursime në efikasitet.

Kompanitë e Musk përfshijnë gjithashtu platformën online X, zhvilluesin e inteligjencës artificiale “xAI” dhe kompaninë “Neuralink”, e cila punon në implantet e trurit.

Në vendin e dytë në renditje është themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos me një pasuri të vlerësuar prej më shumë se 240 miliardë dollarë.

Të këshilluara

Tjetër i dënuar futet në regjimin 41-bis

Një i dënuar me burgim të përjetshëm është vendosur në regjimin e posaçëm 41-bis, me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Bëhet fjalë për Fran Mara...

15:41

Arrestohet aktori Rezart Veleshnja

Policia në Durrës ka ndaluar aktorin e humorit Rezart Veleshnja. Sipas raportimeve të gazetarit Sokol Dema, Rezart Veleshnja ia ka marrë makinën një mikut të...

13:27

GJKKO lë në arrest shtëpie Rexhë Byberin

Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest shtëpie Rexhë Byberin. Kryebashkiaku i Tropojës iu drejtua Gjykatës me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë. Por G...

12:24

GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të shumëkërkuarit, Suel Çelës, për heqjen e masës "arrest me burg". Në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", ndaj Çelës u caktua ar...

10:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI