Flash

GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës

Lapsi.al 13 December 2024
GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të shumëkërkuarit, Suel Çelës, për heqjen e masës "arrest me burg". Në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", ndaj Çelës u caktua arresti me burg, në maj të vitit 2022.

I shumëkërkuari i drejtësisë nga arratia ka nakimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ka kërkuar që t’i ndryshohet masa e sigurisë “arrest në burg”.

Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pasi ky i fundit tregoi se kishte marrë porosi nga Çela për të vrarë biznesmenin Lulzim Masha.

Gjithashtu, mësohet së për Çelën është në fuqi edhe një masë e dytë sigurie ku ai akuzohet si drejtues i një organizate kriminale.

Javë më parë GJKKO caktoi një tjetër masë sigurisë “arrest në burg” Suel Çelës, si kreu i një organizate kriminale, pas zbardhjes së bisedave në SkyECC. Si rezultat i deshifrimit të bisedave në aplikacionin famëkeq të kriminelëve, SPAK arriti të “zbërthejë nga rrënjët”, organizatën kriminale të Suel Çelës.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Koplik

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjne e sotme në aksin rrugor Koplik-Dedaj. Mësohet se një 21-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka...

19:50

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI