Flash

Artan Hoxha: Rama nuk bashkëpunon me bandat, por i komandon ato

Lapsi.al 12 December 2024
Artan Hoxha: Rama nuk bashkëpunon me bandat, por i komandon ato

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV thotë se në krye të krimit të organizuar qëndron vetë kryeministri, madje është ai që e komandon atë. Sipas Hoxhës me metodat që ka ngritur, Rama godet një grup kriminal dhe ngre një tjetër.

“Unë vazhdimisht e kam thënë dhe e them. Në Shqipëri ende nuk është krimi që e komandon kryeministrin, por kryeministri komandon krimin... E komandon, jo bashkëpunon. Dhe faktet që e komandon do jap një e nga një. Pra është ai më i rëndësishëm. Muajt e fundit po e artikuloja dhe është kjo një nga arsyet e goditjes.

LEXO EDHE: Intervista e Erion Veliajt/ Si dolën mesazhet e Tan Hoxhës nga SPAK?

E patë sot në Shkodër po të dojë, ta lë RENEA-n te gardhi dhe ata skano çfarë bëjnë. Pra ne nuk kemi kartele si Amerika Latine si Ekuadori. Por ne kemi diçka tjetër, meqenëse ka ngritur këtë sistem. Kryeministri e kontrollon deri në detaje mënyrën se si funksionon. Madje ai është në gjendje që të godasë një grup e të lejojë tjetrin, ose të godasë 5 grupe e të lejoje ngritjen e 3 të tjerave” – tha Hoxha.

LEXO EDHE: Flet Artan Hoxha: Prisja të më arrestonin, sinjalin e parë ma dha Erion Veliaj

Mbështetja që sipas tij krimi i jep Ramës, u pa fare qartë në zgjedhjet e vitit 2021, kur megjithëse kishte një perceptim dhe bindje të përgjithshme se do kishte rrotacion, ishin krerët e bandave kriminale ata të cilët e kundërshtonin me forcë këtë në bisedat e tyre.

“Çfarë kam vënë re në vitin 2021 e kam thënë publikisht. Nuk po shikoja asnjë shenjë apo anim të organizatave kriminale nga opozita sepse nëse ata tradhtojnë anijen e pushtetit kur anija po mbytet. Sepse ata janë minjtë ekselentë të mbytjes së pushtetit.

LEXO EDHE: Artan Hoxha: Suel Çela punoi që Edi Rama të marrë mandatin e tretë

Asnjë nga organizatat e mëdha kriminale nuk po ndryshon qëndrimin ndaj mazhorancës dhe pushtetit. Në atë kohë unë vetë besoja se do kishte ndryshim, ndërsa ata nuk besonin, Dhe kështu rezultoi që nuk pati” – tha Artan Hoxha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Koplik

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjne e sotme në aksin rrugor Koplik-Dedaj. Mësohet se një 21-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka...

19:50

Pse protestojnë studentët në Serbi?

Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situatën socio-politike në vend, duke bllokuar fakultetet e tyre. Akt...

16:30

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI