Flash

Motra e vdekur rezulton e gjallë, kushëriri me shëndet rezulton i vdekur

Lapsi.al 12 December 2024
Motra e vdekur rezulton e gjallë, kushëriri me shëndet rezulton i

Drita Llani është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi për një pronë duhet të bëjnë çeljen e trashëgimisë së nënës së tyre dhe i duhet të marrë një certifikatë familjare dhe certifikatë vdekje për motrën e saj, Nazmie Lami. E ndjera ka ndërruar jetë në moshën 1 vjeçare, në vitin 1967.

Problemi qëndron se kanë bërë aplikime të ndryshme në e-Albania dhe kanë marrë disa certifikata, ku motra është e vdekur e të tjera ku motra rezulton e gjallë. Në këtë pikë, nuk marrin dot aktin pasi Prefektura i drejton në gjykatë.

“Përshëndetje quhem Drita Lami, jam drejtuar emisionit “Stop” pasi dua të bëj akt-trashëgiminë e mamit dhe më duhet një certifikatë vdekje e motrës sime Nazmie Lami. Motra ka ndërruar jetë në vitin 1967. Aplikuam në e-Albania. Ndenjëm 4 muaj duke pritur, por nuk doli dhe u drejtuam tek Gjendja Civile e Zall Bastarit dhe na thanë që të shkonim tek Prefektura.

Unë shkova tek Prefektura e Tiranës dhe më thanë që rezulton e gjallë Nazmia nuk kam se si të të jap certifikatë. Ajo Zall-Bastar-it më dha një certifikatë të ’74 ku thotë këtu se Nazmia ka vdekur në ’67. Por, nuk ma japin certifikatën e vdekjes më thonë që kap avokat. Thonë që nuk i kanë vënë aktin e vdekjes dhe rezulton e gjallë. Kjo problematikë ka gati një vit. I kemi filluar që në Janar të vitit tjetër, tani është viti i dytë,” tha për mikrofonin e emisionit “Stop”, denoncuesja.

Në Gjendjen Civile Zall Bastar, punonjësi thotë se në regjistrin e vjetër është vetëm viti i vdekjes dhe jo data e plotë, e duke qenë se është certifikatë para vitit 1974, duhet të drejtohen në prefekturë. Por në Gjendjen civile nuk dinë të thonë, se pse në disa certifikata e ndjera rezulton e vdekur, kur nuk ka një akt vdekjeje.

Gazetarja: Po si rezulton Nazmia?

Punonjësi i Gjendjes Civile: Atëherë, si duket, nuk ka bërë çregjistrimin ajo.

Gazetarja: Po si rezulton e vdekur, kur s’ka bërë çregjistrim?

Punonjësi i Gjendjes Civile: Ja, ta tregoj unë! Ky mund të jetë një gabim që është bërë në të kaluarën. Këtu ka një vdekje që është viti 1967, por nuk ka as datë dhe as akt, që do të thotë se çdo akt që ndodh shkon në Prefekturë në fund të vitit.

Gazetarja: Atëherë ky është një gabim i punonjësit të atëhershëm?

Punonjësi i Gjendjes Civile: Normalisht ose i punonjësit ose mund të jetë i familjares pasi nuk e ka çregjistruar në kohë.

Gazetarja: Pse nuk del akti?

Punonjësi i Gjendjes Civile: Aktet i bën Prefektura. Për çdo lindje dhe vdekje aktet janë në Prefekturë.

Zonja Drita drejtohet në prefekturë, por as aty nuk merr asnjë përgjigje.

Roja: Nuk presin njeri, sepse janë online.

Qytetarja: E dimë, pra. Ne kemi qenë në Zall-Bastar dhe thamë do shkojmë aty, se duhet me hap regjistrat, se është bërë një gabim.

Roja: Po tani, unë isha brenda dhe i thashë, i pyeta.

Qytetarja: Online është bërë para katër muajsh.

Roja: Provoje dhe një herë, kështu më tha.

Qytetarja: E kemi provuar gjithsesi… Nuk del, se është bërë gabim.

Roja: Ça të të them? E di, që ke hall, po nuk kam, ça të them. Se më tha, nuk lejohet. Më tha jo, ajo zonja, drejtoresha.

Por çudia nuk mbaron këtu. Drita thotë, se në të njëjtën certifikatë, kushëriri Fatmir Lami del i vdekur.

Drita Llani: Këtu qëndron problemi sepse kushëririn tim që është i gjallë e kanë bërë të vdekur. Fatmir Lami.

Gazetarja: Dhe këtu është shënuar që Fatmiri ka vdekur më 9 Korrik të vitit 1975.

Punonjësi i gjendjes civile shprehet se këto janë gabime të trashëguara, por ky gabim rregullohet.

Gazetarja: Tani në certifikatën që zonja kishte marrë rezultonte dhe që Fatmir ishte i vdekur, kushëriri. Ti e di që është gjallë?

Punonjësi i Gjendjes Civile: Është gjallë, kjo është një gjë që rregullohet. Këto janë gabime të trashëguara nuk i kemi bërë ne.

Fatmiri që rezulton i vdekur, në fakt është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë.

Gazetarja: Po mirë ju tani jeni pajisur me pasaportë, me kartë identiteti gjatë gjithë jetës tuaj apo jo?

Fatmir Lami: Po!

Gazetarja: Ti e ke marrë vesh që rezulton sikur ke ndërruar jetë?

Fatmir Lami: Po mbrëmë e kam dëgjuar ku unë rezultoja i vdekur dhe aty ka qenë një vëllai im që ka ndërruar jetë kur ka qenë 40 ditë, në vitin 1975. Ai rezultonte i gjallë.

Gazetarja: Si u ndjeve ti kur more vesh se rezultoje i vdekur?

Fatmir Lami: Nuk e di se si ta shpjegoj, nuk e di se si i bëjnë këto gabime. Unë jam i pajisur dhe me dokumente italiane sepse kam qenë 15 vite në Itali./tvklan

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Koplik

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjne e sotme në aksin rrugor Koplik-Dedaj. Mësohet se një 21-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka...

19:50

Pse protestojnë studentët në Serbi?

Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situatën socio-politike në vend, duke bllokuar fakultetet e tyre. Akt...

16:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI