Flash

Kreu i NATO-s: Europa duhet të përgatitet për luftë

Lapsi.al 12 December 2024
Kreu i NATO-s: Europa duhet të përgatitet për luftë

Europa duhet të zgjohet urgjentisht nga gjumi dhe të shpenzojë "shumë më shumë" për mbrojtjen e saj. Paralajmërimin e ka bërë sot shefi i NATO-s Mark Rutte, duke thënë se Europa nuk është e përgatitur për kërcënimin e luftës me Rusinë.

“Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas 4 ose 5 vjetësh" - tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke shtuar: "Është koha për të kaluar në një mentalitet të kohës së luftës dhe për të rritur prodhimin tonë për mbrojtjen dhe shpenzimet për të". Rutte bëri thirrje për mbështetje publike dhe një ndjenjë sakrifice për të "parandaluar luftën tjetër të madhe në hapësirën e NATO-s".

Ky apel formal i kreut të Aleancës Atlantike vjen në një kohë kur forcat ukrainase po tërhiqen në fushën e betejës përballë ushtrisë më të madhe dhe më të pajisur ruse. Lufta në Ukrainë po shkakton “më shumë se 10 mijë vdekje dhe lëndime nga të dyja palët çdo javë”, shtoi ai. “Rreziku po na afrohet me shpejtësi të madhe”, - paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke iu referuar kërcënimit rus në kontinentin evropian.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë mund të ndodhë edhe këtu" - këmbënguli ish-kryeministri holandez duke shtuar se edhe pse nuk ka një kërcënim të menjëhershëm ushtarak kundër NATO-s, kjo nuk e pengon Rusinë të përgatitet për "një konfrontim afatgjatë me Ukrainën dhe me ne”, 32 vendet e NATO-s.

“Ekonomia ruse është në gjendje lufte”, ndërsa në Evropë, shtetet hezitojnë të shpenzojnë më shumë për të rritur aftësitë e tyre mbrojtëse, shtoi ai. Dhe përveç Rusisë, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut "po punojnë shumë për të dobësuar Amerikën e Veriut dhe Evropën", theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

"Ne duhet të jemi të qartë për ambiciet e Kinës kur ajo rrit ndjeshëm forcat e saj, përfshirë armët e saj bërthamore, pa kufij dhe me paqartësi," paralajmëroi ai. Në një botë ku "situata e sigurisë është më e keqja në jetën time", "ne nuk jemi aty ku duhet të jemi," tha kreu i aleancës Atlantike.

Industria e mbrojtjes e Evropës është "shumë e vogël, shumë e ngadaltë dhe shumë e fragmentuar", shpjegoi ai, duke u bërë thirrje qeverive, industrisë dhe publikut të bëjnë një hap besimi. Vendet e NATO-s shpenzojnë "shumë më pak" për mbrojtje sesa gjatë Luftës së Ftohtë, kur ata i kushtuan mbrojtjes më shumë se 3% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto.

Në vitin 2023, aleatët vendosën të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake në 2% të PBB-së. Por vetëm 23 prej tyre e kanë arritur këtë kufi. “Mund t’ju them se do të na duhen shumë më tepër se 2%,” theksoi Rutte. Disa vende të NATO-s po flasin për nevojën e rritjes së këtij kufiri në 3%, por ato mbeten të ndara dhe ende nuk është marrë një vendim.

Çdo njësi shtesë e PBB-së përfaqëson rreth 200 miliardë më shumë për vendet e BE-së, 23 prej të cilave janë gjithashtu anëtarë të NATO-s. Kjo përpjekje vjen me një kosto, e cila kërkon sakrifica, shpjegoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s. “Sot po bëj apel për mbështetjen tuaj”, tha ai.

"Unë e di që të shpenzosh më shumë për mbrojtjen do të thotë të shpenzosh më pak për prioritetet e tjera, por është pak më pak" - tha ai, duke sugjeruar që "një pjesë e vogël" e shpenzimeve sociale duhet të përdoret për të arritur këtë. “Për të mbrojtur lirinë tonë, politikanët tuaj duhet t’ju dëgjojnë”, theksoi ai.

"Thojuni atyre se jeni gati të bëni sakrifica sot, në mënyrë që ne të mund të qëndrojmë të sigurt nesër. Thuaju atyre se duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen në mënyrë që ne të vazhdojmë të jetojmë në paqe. Nëse nuk shpenzojmë më shumë së bashku tani për të parandaluar luftën, do të paguajmë një çmim shumë, shumë, shumë më të lartë më vonë duke bërë luftë”, - përfundoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Koplik

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjne e sotme në aksin rrugor Koplik-Dedaj. Mësohet se një 21-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka...

19:50

Pse protestojnë studentët në Serbi?

Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situatën socio-politike në vend, duke bllokuar fakultetet e tyre. Akt...

16:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI