Flash

GJKKO lë në arrest shtëpie Rexhë Byberin

Lapsi.al 13 December 2024
GJKKO lë në arrest shtëpie Rexhë Byberin

Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest shtëpie Rexhë Byberin. Kryebashkiaku i Tropojës iu drejtua Gjykatës me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë. Por Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, ka vendosur këtë të premte rrëzimin e kërkesës së Byberit.

Kryebashkiaku socialist ndodhet prej muajit shtator 2024 në arrest shtëpie për shpërdorim të 2,8 mln euro. Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrim të pronës”, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 3 miliardë lekë.

Të këshilluara

GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të shumëkërkuarit, Suel Çelës, për heqjen e masës "arrest me burg". Në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", ndaj Çelës u caktua ar...

10:48

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI