Flash

"Më shpëtoi mësuesja", flet adoleshenti i plagosur me thikë në shkollë

Lapsi.al 13 December 2024
"Më shpëtoi mësuesja", flet adoleshenti i plagosur me

Adoleshenti i cili u plagos nga shoku i tij i klasës ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë, që sipas tij gjithçka nisi para 10 minuta para se të futeshin në mësim.

Konflikti ka nisur pas disa fotosh që autori kishte në telefon të 17-vjeçarit dhe familjarëve të tij.

I plagosuri thotë se i ka kërkuar shokut të klasës që t’i fshijë fotot, por situata u acarua deri në përdorimin e armëve të ftohta.

“Ai nxori biçakun, gjithmonë e mbante biçakun me vete. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. Unë u shmanga, u futa në klasë dhe mbylla derën, për fat të keq nuk e mbaja dot derën për shkak të shpatullës. Ai e hapi derën, në atë moment vjen mësuesja dhe më shpëtoi nga ai djalë”, tha adoleshenti, i cili tha se kërkon drejtësi.

“Gjithçka nisi duke më bërë foto mua, familjes time dhe shkove të mi, gjithashtu edhe familjes së atyre. Hidhte nëpër telefon foto, ka një muaj ky muhabet, nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot.

Vuante nga sëmundja besoj, nuk është mirë nga trutë. Nuk është herë e parë që e bën. Ka ndodhur edhe herë tjetër.

Kam njoftuar profesorin dhe më ka thënë që është i sëmurë nga mendorja, më ka thënë që i kemi thënë edhe të atit të tij”, tregoi 17-vjeçari.

Të këshilluara

Në Damask kërkojnë kokën e Assad

Zemërimi në kryeqytetin sirian është i dukshëm ndërsa familjet kërkojnë për të dashurit e tyre, që rezultojnë të zhdukur, ose kanë vdekur në sistemin e egër të ...

16:09

Tjetër i dënuar futet në regjimin 41-bis

Një i dënuar me burgim të përjetshëm është vendosur në regjimin e posaçëm 41-bis, me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Bëhet fjalë për Fran Mara...

15:41

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI