Flash

ZYRTARE/ Serbia do të luajë pa tifozët e saj ndaj Shqipërisë në Tiranë

Lapsi.al 13 December 2024
ZYRTARE/ Serbia do të luajë pa tifozët e saj ndaj

Pasi u hodh shorti i kualifikueseve për Botërorin 2026, në orët e vona të kësaj të premtje, UEFA zyrtarizoi edhe kalendarin. Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare.

Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë për shkak të incidenteve që ndodhën në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës.

UEFA konfirmoi se i ka ndaluar federatës serbe të shesë bileta për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares jashtë vendit në garat e UEFA-s, si dhe e urdhëroi t’i mbyllë pjesë të stadiumit për dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

Udhëtimi i parë ndodhi të jetë në Tiranë. Ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi. UEFA gjithashtu e ka gjobitur federatën serbe me 173.000 euro në total. Serbia është dënuar nga UEFA edhe në të kaluarën për incidente të ngjashme. 

Kjo për shkak të incidenteve të 10 viteve më më parë, që ndodhën në Beograd. Dhe pse tifozët shqiptarë mungonin, sërish trazirat e serbëve sollën ndërprerjen e ndeshjes, që më pas u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria.

Raspored kvalifikacija za Svetsko prvenstvo / Foto: FSS

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI