Flash

Me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet i riu në Gjirokastër

Lapsi.al 14 December 2024
Me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet i riu në Gjirokastër

Një 29-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Gjirokastër, pasi u kap me lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen "18 Shtatori", 29-vjeçarin, Dorian Alikaj. Bëhet me dije se gjatë kontrolleve iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Njoftimi:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. A., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen "18 Shtatori", 29-vjeçarin, të cilit gjatë kontrolleve iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike Cannabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Tiranë, plagosje me thikë në "Don Bosko"

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet. Sipas informacioneve policore një një 40-vjeçar pas një konflikti ka pla...

16:00

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI