Flash

Tiranë, plagosje me thikë në "Don Bosko"

Lapsi.al 14 December 2024
Tiranë, plagosje me thikë në "Don Bosko"

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet. Sipas informacioneve policore një një 40-vjeçar pas një konflikti ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar të tij dhe një 34-vjeçar. Dy të plagosurit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia po punon për shoqërimin e autorit të plagosjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën "Don Bosko", ky shtetas dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI