Flash

Pamje të rënda/ Dalin detaje të reja mbi atentatin ndaj 2 shqiptarëve në Greqi

Lapsi.al 15 December 2024
Pamje të rënda/ Dalin detaje të reja mbi atentatin ndaj 2

Mediat greke kanë zbuluar detaje tronditëse nga atentati që ndodhi këtë të diel në periferi të Athinës ku një shqiptar u vra ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. “Protothema” shkruan se viktima është 45-vjeçari Irakli Davellas, (majtas në foton lart) shqiptar me pasaportë greke ndërsa i plagosuri është identifikuar si Edi Lulo (djathtas në foto).

Në pamjet e publikuara nga newsbomb.gr shihet viktima i shtrirë pranë një makine ndërsa i plagosuri është transportuar me ambulancë në spital. Duket se autorët e kanë organizuar më së miri pritën pasi kanë qëndruar në rrugë derisa ata kanë dalë nga lokali duke hapur zjarr ndaj tyre nga një makinë në lëvizje.

egklima-thrakomakedones.jpg

Autorët e kishin vjedhur po sot automjetin e përdorur në krim. Viktima është me origjinë nga Saranda, baba i një djali dhe një vajzë, pronar i një lokali në zonën e Peristerit. Viktima ishte i njohur për autoritetet pasi në vitin 2011 ndaj tij dhe 9 personave të tjerë, shumica pjesëtarë të grupeve mafioze ishte ngritur një çështje për përfshirje në grup kriminal, zhvatje etj.

Pak kohë më vonë emri i tij doli edhe në një dosje bashkë me 17 persona të tjerë se cilët kishin ngritur një rrjet në Korfuz për qëllime kriminale, falsifikim, etj. Ndërsa i plagosuri Edi Lulo, 46 vjeç lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz thuhet se kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Dubai.

Iraklis-Thrakomakedones(NB).jpg

Thracomakedones: Foto të reja dokument nga Newsbomb.gr pak minuta pas ekzekutimit mafioz

2222

Policia greke thotë se beson se bëhet fjalë për pastrim hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se ka pasur lidhje edhe me 3 emra të njohur të botës së krimit. Sipas mediave greke bashkë me viktimën dhe të plagosurit ka qenë edhe një person i tretë, por që nuk është lënduar nga plumbat. Policia ka organizuar një operacion për kapjen e autorëve, por ende nuk ka detaje të reja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive në pjesën më të madhe të vendit. Nd...

10:00

Tiranë, plagosje me thikë në "Don Bosko"

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet. Sipas informacioneve policore një një 40-vjeçar pas një konflikti ka pla...

16:00

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI