Flash

Këndoi e pambuluar me shami, zbulohet fati i këngëtares iraniane

Lapsi.al 15 December 2024
Këndoi e pambuluar me shami, zbulohet fati i këngëtares iraniane

Është liruar këngëtarja 27-vjeçare iraniane Parastoo Ahmadi e arrestuar për mosmbajtjen e hixhabit gjatë një shfaqjeje të transmetuar në rrjetet sociale. Lajmi u bë i ditur nga burime pranë opozitës iraniane, sipas kanalit izraelit Abu Ali Express. Koncerti online ishte parë më shumë se 1.4 milionë herë. Sipas ligjit iranian dhe islamit, gratë nuk lejohen të shfaqen pa hixhab para burrave që nuk janë të afërm me ta.

Dy ditë më parë, organet e drejtësisë hapën një procedimin ndaj këngëtares që kishte performuar, e shoqëruar nga 4 muzikantë meshkuj, me një fustan të zi të gjatë dhe të ngushtë, me shpatulla të zhveshura dhe pa shami në flokë: një veshje që shkel hapur rregullat e vendosura nga Republika Islamike.

Ahmady kishte postuar koncertin e saj në YouTube një ditë më parë, duke thënë: "Unë jam Parastoo, një vajzë që dëshiron të këndojë për njerëzit që dua. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta shpërfillja: të këndoj për tokën që dua me pasion".

Shqetësimi i shprehur nga shumë gra iraniane dhe demonstratat protestuese ndoshta po arrijnë disa rezultate. Parlamenti i Teheranit duhet të kishte zyrtarizuar një ligj të ri, edhe më të ashpër për mbajtjen e hixhabir që më 13 dhjetor. Kjo megjithatë nuk ndodhi pas pauzës së kërkuar për reflektim.

Një nga zyrtarët tha se ekzistonte shqetësimi se ligji i ri mund të shkaktonte konflikte të panevojshme në vend. Ligji i ri, i kritikuar ashpër edhe nga aktivistë, avokatë dhe njerëz të famshëm, parashikon dënime të rënda me gjoba, burg dhe sekuestrim të pasurisë për gratë që nuk janë të mbuluara ose që nuk respektojnë plotësisht përdorimin e hixhabit.

Gjykata mund ta konsiderojë krimin e grave që inkurajojnë mosrespektimin e ligjit të shamisë në koordinim me shtetet e huaja si “korrupsion”, krim për të cilin mund të dënohesh me vdekje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive në pjesën më të madhe të vendit. Nd...

10:00

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI