Flash

Meloni: Kampet në Shqipëri do funksionojnë edhe nëse do më duhet të fle unë atje

Lapsi.al 15 December 2024
Meloni: Kampet në Shqipëri do funksionojnë edhe nëse do

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thotë se është e vendosur të çojë deri në fund projektin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri. Në një fjalim të gjatë të mbajtur këtë të diel me partinë e saj, "Vëllezërit e Italisë" në Atreju, Meloni theksoi se nuk do të ketë asnjë hap pas në lidhje me këtë çështje.

“Qendrat do të funksionojnë, edhe nëse do të më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të mandatit të qeverisë italiane. Sepse dua të luftoj mafian dhe i kërkoj të gjithë shtetit italian, nga njerëzit e denjë, të më ndihmojë ta luftoj atë. Unë nuk jam armike, jam njeri i ndershëm”, - u shpreh kryeministja italiane.

Ajo shprehet se ka vullnetin ta luftojë mafian, më shumë se kushdo tjetër që përpiqet ta afrojë atë me kriminelët në këtë marrëveshje, që sipas saj është një shkollë.

“Pika qendrore është parandalimi i rreziqeve, protokolli ynë me Shqipërinë është gjëja që i frikëson më shumë trafikantët. Nëse ne e ndalojmë, kjo do të jetë favori më i madh që mund të bëjmë për këta kriminelë," shtoi Meloni.

Ajo theksoi se beson se qeveria e saj karakterizohet nga stabiliteti politik që garanton besueshmërinë ndërkombëtare, pa të cilin nuk mund të prodhohet prosperitet dhe gjithashtu i uroi "punë të mbarë" presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.

“Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë, kanë qenë dhe do të jenë aleatë të vendosur, pavarësisht se kush është në pushtet. Ka kohezion, unë jam një grua e së djathtës, nuk e kam të vështirë të diskutoj me të gjithë nëse ka nevojë Italia, por sigurisht jam e lumtur që mund të jem në dialog me konservatorët amerikanë. Italianët më zgjodhën për të mbrojtur interesin tonë kombëtar dhe këtë do të bëj, kushdo qoftë bashkëbiseduesi im”, - shpreh kryeministrja italiane. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive në pjesën më të madhe të vendit. Nd...

10:00

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI