Flash

Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një 21-vjeçar

Lapsi.al 15 December 2024
Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Klinë të Kosovës, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar. Lajmi është konfirmuar nga policia. Sipas mediave të Kosovës, viktimë e këtij aksidenti është 21-vjeçari, Arianit Gashi, nga fshati Përqevë i Klinës.

Ndërsa, personi i lënduar është 19-vjeçari, E. Gashi, i cili ishte pasagjer në automjetin e aksidentuar. Sipas informacioneve zyrtare, mëngjesin e sotëm, 19-vjeçari i cili ka mbetur i lënduar, është paraqitur në Qendrën Mjekësore në fshatin Volljagë të Klinës.

Mjeku ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka qenë i përfshirë në aksident. Me të marrë njoftimin, njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku është gjetur i pajetë brenda makinës edhe 22-vjeçari.

Policia nuk kanë dhënë ende një informacion zyrtar në lidhje me kohën kur ka ndodhur aksidenti. Në mediat e Kosovës raportohet se ngjarja tragjike ka ndodhur që mbrëmjen e së shtunës dhe viktima ka mbetur i bllokuar në veturë për orë të tëra. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI