Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Mjekët në Gazë: Sulmet izraelite vrαnë të paktën 32 palestinezë këtë fundjavë

Lapsi.al 30 November 2024
Mjekët në Gazë: Sulmet izraelite vrαnë të

Sipas mjekëve palestinezë, të paktën 32 persona humbën jetën në Gazë nga sulmet e bëra nga ushtria izraelite gjatë natës dhe orëve të para të së shtunës. Ndërkaq, ushtria izraelite njoftoi se avionët e saj goditën vendet e kontrabandës së armëve të Hezbollahut përgjatë kufirit të Sirisë me Libanin. Përshkallëzimi vjen pasi udhëheqësit e Hamasit pritej të mbërrinin në Kajro të shtunën, për bisedime armëpushimi me zyrtarët egjiptianë.

Ushtria izraelite tha të shtunën se vrau një palestinez të akuzuar për përfshirje në sulmin terrorist të Hamasit në 7 tetorin e vitit të kaluar dhe se po hetonte njoftimet se individi ishte punonjës i organizatës së ndihmave World Central Kitchen.

Organizata me qendër në Shtetet e Bashkuara pati njoftuar më herët se tre nga punonjësit e saj u vranë kur ishte goditur një makinë civile në Khan Younis.Ndërkaq, ushtria izraelite njoftoi se avionët e saj goditën vendet e kontrabandës së armëve të Hezbollahut përgjatë kufirit të Sirisë me Libanin. Sulmi ishte testi i fundit i një armëpushimi të brishtë disa-ditor, që ndali luftimet disa-mujore mes palëve, por që është shoqëruar nga shkëmbime zjarri sporadike. Përshkallëzimi vjen pasi udhëheqësit e Hamasit pritej të mbërrinin në Kajro të shtunën për bisedime armëpushimi me zyrtarët egjiptianë.

Në qytetin e Gazës, banorët e lagjes Sheikh Radwan u rikthyen për të pastruar rrënojat dhe për të nxjerrë trupat e të vrarëve nga një sulm ajror izraelit i bërë në orët e para të së shtunës.

Sulmi ajror goditi në një godinë apartamentesh duke vrarë 10 civilë. Sipas banorëve, aty jetonte një familje që ishte zhvendosur nga Jabaliya dhe kishin gjetur strehim në godinë.

“Nuk ka vend të sigurtë. Banorët bombardohen në shtëpitë e tyre, në tregje, në rrugë, në shkolla. Ku duhet të shkojnë këta njerëz? Nuk ka asnjë vend të sigurt”, thotë Mohammed Al-Zaytouniyeh, pronar i apartamentit të goditur nga sulmi ajror.

Pjesë të mëdha të Gazës janë shndërruar tashmë në rrënoja.

“Jeta nuk është e mundur këtu. Është një ferr. Përveçse që nuk ka spitale ku të dërgohen të plagosurit, nuk ka as varreza për të vrarët, as nuk ka njerëz të aftë për të tërhequr trupat nga rrënojat... Gaza po shkatërrohet”, thotë zoti Al-Zaytouniyeh.

Sipas zyrtarëve në Gazë, fushata e Izraelit ka vrarë të paktën 44,200 persona dhe ka zhvendosur gati të gjithë popullsinë të paktën një herë. Lufta u shkaktua nga militantët e Hamasit, të cilët sulmuan komunitetet në jug të Izraelit 13 muaj më parë. Sipas autoriteteve izraelite, ata vranë 1,200 persona dhe morën peng mbi 250 të tjerë./VOA

Të këshilluara

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë

Edhe Bulqiza është zbardhur nga dëbora këtë të shtunë. Reshjet e dendura të dëborës të shoqëruara me erë të fortë kanë nisur pasditen e sotme. Policia ...

15:56

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI