Flash

Shpërthimi në Zubin Potok/ KFOR dënon ashpër sulmin

Lapsi.al 30 November 2024
Shpërthimi në Zubin Potok/ KFOR dënon ashpër sulmin

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit në Zubin Potok. Përmes një komunikate për mediat, KFOR-i ka dënuar ashpër sulmin duke thënë se pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës.

KFOR ka thënë se është e rëndësishme të vërtetohen faktet dhe përgjegjësit për shpërthimin në Ibër-Lepenc dhe të sillen para drejtësisë.

“Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagim.

Më tëj në reagim, është theksuar se personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar të ofrojë asgjësimin logjistik, të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka konfirmuar se lidhur me rastin ka të arrestuar dhe se përgjegjësit do përballen me fuqinë e ligjit të Republikës së Kosovës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI