Ngjarja tragjike ndodhi në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë. Duke drejtuar mjetin e tij, 49-vjeçari ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin A. H. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në Krujë njoftuan sot se arrestuan të dyshuarin Gazmir Tufa, 49 vjeç, banues në fshatin Kurçaj. I dyshuari është izoluar në paraburgim, në pritje të veprimeve të Prokurorisë dhe masës së sigurisë nga Gjykata.