Flash

Kuvendi i rrethuar me gardh metalik, deputetët e mazhorancës mbërrijnë një orë para nisjes

Lapsi.al 17 October 2024
Kuvendi i rrethuar me gardh metalik, deputetët e mazhorancës

Në godinën e Parlamentit kanë nisur të mbërrijnë deputetët e parë nga radhët e mazhorancës, teksa Garda e Republikës ka rrethuar hyrjen me gardh metalik. Kjo masë vjen pas tensioneve seancën e fundit, kur deputetët e përjashtuar të PD-së bllokuan hyrjen dhe tentuan të futeshin në Kuvend.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe një prej deputetëve të përjashtuar nga Kuvendi në radhët e opozitës pas revoltës së 30 shtatorit, ka reaguar në rrjetet sociale pas informacioneve se hyrja e Parlamentit është bllokuar nga një gardh metalik.

Bardhi shkruan se dera kryesore e Kuvendit është e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë. Ai shton se Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-he...

07:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI