Flash

Organizonin lojëra fati, arrestohen tre persona në Kamëz

Lapsi.al 27 March 2024
Organizonin lojëra fati, arrestohen tre persona në Kamëz

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit në një lokal në Kamëz. Në kuadër të operacioni policor "Game over” janë sekuestruar 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Game over”.

Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta shtetas duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 102.7 lekë dhe do të shitet me 103.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.7 lekë dhe ...

08:01

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI