Flash

‘Nuk pijnë ujë lojërat e fjalëve’, Basha dhe Bardhi akuzojnë njëri-tjetrin për pazare me ‘Zgjedhoren

Lapsi.al 21 March 2024
‘Nuk pijnë ujë lojërat e fjalëve’, Basha dhe

Seanca e sotme në Kuvend është duke u shoqëruar me debate për Reformën Zgjedhore, pasi sot përfundon mandati i Komisionit të Posaçëm. Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha akuzuan njëri tjerin për pazare. Basha dhe Aliebaj mbrojtën rolin e opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore, duke thënë që PD doli me propozime konkrete, ndërsa Bardhi ishte i pari që hodhi akuza për pazare me socialistët.

DEBATET:

Bardhi: Nuk kisha ndërmend t'i kthehesha këtij debati, por dua t’ju them që ne jemi të interesuar për një Kuvend normal. Koha kur ju nxisnit oooizitën të bojkotonte Kuvendin dhe të digjte mandatet është e shkuara e Partisë Demjokratike. E tashmja është përballja me Edi Ramën me çdo formë. Kemi kërkuar që të mbaheshin përgjegjës ata që e bllokuan për dy vite Reformën Zhgjedhore, pasi kishte një pazar të qartë që shqiptarëve të mos iu mundësoheshin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj kemi kërkuar arbitrin ndërkombëtar që është OSBE-ODHIR, ky komision nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje, ky Kuvend duhet ti mbajë përgjegjës për dështimin e Reformës Zgjedhore.

Alibeaj: Për interes të publikut dhe npër të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, dhe bëjnë sikur nuk kanë qenë këtu. Në dhjetor 2022 ne kemi dorëzuar paketën e parë që adresonte rekomandimet e OSBE-ODHIR. Që ky këtu të mos përdorte administratën për të blerë zgjedhjet. Zoti Çuçi bën sikur nuk e di që në atë kohë Komisioni i Reformës ka pasur produktin e vetë, ju doni ta vidhni votën, këtë e di unë. Ka dy vendime të Gjykatës Kushtetuese që ju detyron ju për listat e hapura dhe votat e diasporës. Nëse doni pazar gjejeni diku tjetër, se e kuptojmë që jeni duke e përgatitur këtë pazar. Në dy vite nuk sollët asnjë projekt, do mbani listat e mbyllura ju, do rrëzoni votën e diasporës. Shqiptarët të na gjykojnë ne me lista të hapura.

Basha: Zonja kryetare për dikë që ka pasur për dy vite rolin e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, duhet të kishit pasur më shumë durim. Lojërat e fjalëve nuk pijnë më ujë, shqiptarët duan të dinë se çfarë mendimi keni ju për propozimet tona. Produktin e keni aty, kundër vjedhjes së votës, kundër përdorimit të administratës, dhe paketa e dytë që po ashtu e keni brenda për listat e hapura, shqipërinë një zonë zgjedhore, për votimin dhe numërimin elektronik. Ka një pazar të heshtur për tu mbërthyer pas karrigeve. Unë kam kërkuar dhe kërkoj ndjesë si kryetar i Partisë Demokratike, për ndryshimet kushtetuese të 2008-tës. Kjo nuk është demokraci, ky është momenti, 6 muaj, është koha që ti jepni fund të këtij teatri. Është koha që të flisni tani për propozimet tona, a jeni pro apo jeni kundër listave të hapura, a jeni pro apo kundër votës së diasporës?

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI