Flash

Kuvend/ Bardhi: Të shpallen të pavlefshme votimet e seancës së kaluar, nuk kishte kuorum

Lapsi.al 21 March 2024
Kuvend/ Bardhi: Të shpallen të pavlefshme votimet e seancës

Ka nisur në normalitet seanca e sotme e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar nga Linditia Nikolla të shpallë pavlefshmërinë e votimit të seancës e së enjtes me argumentin se nuk kishte kuorum.

"Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin e pjesëmarrjes dhe rezulton se janë prezent 68 deputetët, u jam drejtuar me një kërkesë për të shpallur pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Që procesi i votimit të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal evidentohet se kanë marrë pjesë 68 deputetë. Kërkoj nga ju të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar.", tha Bardhi. Ndërkohë Nikolla tha se ende nuk është marrë një vendim nga Sekretariati i Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI