Flash

Joey King reagon ndaj komentit të aktorit për Kissing Booth

Lapsi.al 5 December 2023
Joey King reagon ndaj komentit të aktorit për Kissing Booth

Joey King ka reaguar së fundmi ndaj komentit të Jacob Elordi për filmin "Kissing Booth".

Pasi Elordi e quajti trilogjinë e njohur të Netflix si "qesharake", aktorja, e cila luajti dashurinë e tij në ekran, Elle Evans foli në mbrojtje të filmave.

"Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të ndihej kështu," tha King, e cila është gjithashtu ish partnerja e Elordit, për Variety. "Kam kaluar shumë mirë duke bërë ato filma, pavarësisht se çfarë thotë dikush."

Taylor Zakhar Perez, i cili u shfaq si Marco në vazhdimet e filmit origjinal, mshprehu më parë të njëjtin mendim me King, duke thënë  se është "turp" që ish kolegu i tij ndihet ashtu .

"Mendova se ishte një turp, sepse në dijeninë time, të gjithë të tjerët kishin një përvojë kaq të mrekullueshme.  Sidomos kur dolën ata filma, ishte një kohë kur ne kishim vërtet nevojë për diçka të tillë. “tha ai, referuar pandemisë.

"Unë e di nga ndërveprimet tona me fansat çfarë do të thotë Kissing Booth për njerëzit dhe çfarë u solli atyre gjatë një kohe kaq të errët."

Drama filloi kur Elordi i quajti filmat, në të cilët ai luajti si Noah Flynn, "qesharak" në një intervistë për GQ, duke shtuar se përvoja e krijimit të tyre e bëri të ndihej "i vdekur përbrenda".

"Unë nuk doja t'i bëja ato filma para se t'i xhiroja," tregoi ai për gazetën. "Këta filma janë qesharak. Ata nuk janë universalë. Ata janë një arratisje."

Elordi e zbuti qëndrimin e tij më vonë, duke i thënë Variety , "Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë."

The Kissing Booth u shfaq premierë në vitin 2018 dhe solli dy vazhdime, të cilat u publikuan përkatësisht në 2020 dhe 2021.

Të këshilluara

Cardi B dhe Offset drejt ndarjes

Cardi B dhe Offset duket se po kalojnë një situatë të vështirë. Reperët, të cilët u martuan në shtator 2017, kanë  hequr nga miqtë njëri-tjetrin në Instagram...

15:05

Lil Wayne paditet për sulm nga ish punonjësi

Lil Wayne është paditur nga një nga ish-truprojat e tij pasi reperi dyshohet se e kërcënoi atë me një arm*dhe më pas e goditi në kokë në rezidencën e tij, Hidde...

19:32

Florence Pugh goditet në skenë nga fansi

Florence Pugh u bë e famshmja e fundit që u godit nga një objekt në skenë. Aktorja e "Don't Worry Darling" u godit në fytyrë nga një send i hedhur nga publik...

14:41

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI