Flash

Mbreti Charles, zemërthyer pas akuzave ndaj tij

Lapsi.al 4 December 2023
Mbreti Charles, zemërthyer pas akuzave ndaj tij

Mbreti Charles III nuk është i lumtur, pas pasojave të librit të fundit të Omid Scobie, Fundi i lojës: Brenda familjes mbretërore dhe lufta e monarkisë për mbijetesë.

Një burim i tha ET,  se mbretëri ka mbetur "plotësisht zemërthyer nga zhvillimet e fundit në lidhje me librin e Omid Scobie dhe po e merr çështjen shumë seriozisht".

Javën e kaluar, Endgame u tërhoq nga raftet në Holandë në ditën e botimit, pasi versioni holandez i librit përmendte dy anëtarët e familjes mbretërore që dyshohet se kishin vënë në dyshim ngjyrën e lëkurës së Princit Harry dhe djalit të Meghan Markle, Princ Archie.

Megjithëse Buckingham Palace, Kensington Palace as Meghan dhe Harry ende nuk kanë komentuar, burimi shton se pallati mendohet se po kryen një hetim mbi pretendimet, të cilat u zbuluan për herë të parë nga dukesha gjatë intervistës së saj me Oprah në 2021. Pallati gjithashtu nuk ka konfirmuar nëse emrat e përmendur në libër janë apo jo të saktë.

Në një deklaratë për ET, një zëdhënës i botuesit holandez të Endgame, Xander Uitgevers, tha se "botimi i korrigjuar i [Endgame] nga Omid Scobie do të jetë në librari më [8 dhjetor]." Sa i përket arsyes pse botuesi holandez e hoqi librin nga raftet në Holandë, zëdhënësi tha se ai u hoq "për shkak të një gabimi që ndodhi në botimin holandez".

Scobie këmbënguli për BBC se dorëshkrimi që ai dorëzoi "nuk kishte emra në të". Ai tha gjithashtu se një "hetim i plotë" është duke u zhvilluar për të zbuluar se si emrat janë përfshirë në versionin holandez të librit të tij./Lapsi.al

Të këshilluara

Lil Wayne paditet për sulm nga ish punonjësi

Lil Wayne është paditur nga një nga ish-truprojat e tij pasi reperi dyshohet se e kërcënoi atë me një arm*dhe më pas e goditi në kokë në rezidencën e tij, Hidde...

19:32

Florence Pugh goditet në skenë nga fansi

Florence Pugh u bë e famshmja e fundit që u godit nga një objekt në skenë. Aktorja e "Don't Worry Darling" u godit në fytyrë nga një send i hedhur nga publik...

14:41

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI